I përfunduar
Shfaq kontaktetRikualifikimi ne zonen urbane prane qendres se qytetit Vlore | 2018
Ky projekt do të zbatojë restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19â€të dhe fillimit të shekullit të 20â€të.
Do ti nënshtrohen restaurimit (objektet, pa infrastrukturen nentokesore) ne: Rrugen “Justin Godar”, ish-pazari, “Lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Vlora dhe kjo qendër historike mëton se diversiteti dhe bashkëjetesa e kulturave dhe e feve është pjesë e së përditshmes dhe e historisë. Infrastruktura nentokesore eshte nje projekt qe do te zhvillohet paralelisht nga Bashkia Vlore.
Monumentet kryesore që do të restaurohen
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonikeâ€historike që mbart: rruga “Justin Godard”. Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qenë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit. Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.
Partneriteti
Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.
Të dhëna mbi vlerën e investimit
Buxheti i aprovuar në total për projektin TID Vlora është:
4,740,000 USD me TVSH
535,620,000 leke me TVSH
Të dhëna mbi afatet e realizimit
Fillimi i punimeve – Tetor 2017
Afati i realizimit - 10 muaj
Përfundimi i punimeve - Korrik 2018
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova "Green Park" Complex Tower 2, 12th Floor Tirana, Albania
Web: https://www.aadf.org/
Ministria e Kulturës
Telefon: (04)2271324 (04)2222508
Email: info@kultura.gov.al
Web: https://www.kultura.gov.al/